OBSH me drejtor të ri për Afrikën
Gjenevë, 6 nëntor - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBH) ka zgjedhur drejtor të ri të zyrës në Afrikë, e cila është akuzuar për reagim jo të duhur ndaj shpërthimit të Ebolës në shtetet e Afrikës Perëndimore.
Shefja e re, Matshidiso Moeti, është zgjedhur nga 47 anëtaret afrikane të OBSH-së dhe do të marrë detyrën në shkurt të 2015-ës.
Drejtori në largim i rajonit, Luis Sambo, është në përfundim të mandatit të dytë pesëvjeçar dhe nuk ka pasur të drejtë të konkurrojë përsëri.
Ebola ka vrarë afro 5,000 njerëz në Afrikën Perëndimore këtë vit.