22 Dhjetor 2024

OBSH me besim tejet te ulët nga të dhënat e vaksinës kineze

Gjenevë, 6 maj - Ekspertët e OBSH-së kanë shprehur "besim shumë të ulët" tek të dhënat që ka ofruar prodhuesi shtetëror kinez i ilaçeve Sinopharm, lidhur me rrezikun e efekteve të rënda anësore, që shkakton tek disa pacientë vaksina e saj kundër COVID-19, por në përgjithësi shprehin besim për aftësinë e vaksinës për të mbrojtur nga sëmundja. Gjetjet paraqiten në një dokument të siguruar nga agjencia Reuters.

Reuters nuk arritur ende të sigurojë një koment nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rreth shqetësime të lidhura me vaksinën Sinopharm. Po kështu edhe nga vetë prodhuesi shtetëror kinez i ilaçeve.

Dokumenti u përgatit nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së. Sinopharm është autorizuar për përdorim tek popullata e rritur në 45 vende. Deri tani janë injektuar 65 milionë doza të saj.

Dokumenti përfshin përmbledhje të të dhënave nga provat klinike në Kinë, Bahren, Egjipt, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në dokument thuhet se në shumë vende efikasiteti i vaksinës në provat klinike të fazës 3 ishte 78.1% pas marrjes së dy dozave. Një rënie e lehtë nga 79.34% njoftuar më parë nga Kina.

"Ne jemi shumë të sigurt se 2 doza të BBIBP-CorV (Sinopharm) janë efikase në parandalimin e COVID19-s tek të rriturit (18-59 vjeç)", thuhet në dokument.

Por aty shtohej se, "analiza e sigurisë mes pjesëmarrësve që kishin probleme shëndetësore ekzistuese ishte e kufizuar, për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve me kushte të tilla (përveçse obezitetit) në provat e Fazës së 3-të".

Dokumenti citonte mungesë provash lidhur me mbrojtjen që siguronte vaksina ndaj rasteve të rënda të sëmundjes, kohëzgjatjen e mbrojtjes, sigurinë për përdorim e saj tek gratë shtatzëna e tek të moshuarit si dhe identifikimin e vlerësimit të efekteve të rralla anësore përmes monitorimit të sigurisë, pas autorizimit të saj.

"Ne kemi besim shumë të ulët në cilësinë e provave, që dëshmojnë se rreziku për efekte të rënda anësore, pas një ose dy dozash të BBIBP-CorV-së tek të të moshuarit (60 vjeç e sipër), është i ulët", tha ai.

Analiza u përgatit ndërsa një grup këshillimor teknik i OBSH-së po rishikon aktualisht të dhënat mbi vaksinën për një miratim për përdorim emergjent të saj, gjë që jo vetëm që do të hapte rrugën e përdorimit të saj në kuadër të programit COVAX, por gjithashtu do të siguronte një miratim thelbësor ndërkombëtar për një vaksinë të prodhuar në Kinë. Një zëdhënës i OBSH-së tha se një vendim mbi këtë çështje nuk pritej të merrej të mërkurën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)