OBSH mbledhë një panel ekspertësh për Ebola-n
Gjenevë, 8 gusht - Organizata Botërore e Shëndetësisë do të thërrasë një panel ekspertësh të etikës mjekësore në fillim të javës së ardhshme për të shqyrtuar përdorimin e trajtimit eksperimental të disa ilaçeve pas shpërthimit të vazhdueshëm të virusit Ebola në Afrikën Perëndimore, tha zëdhënës i OKB-së Farhan Haq, të enjten.
\"Aktualisht nuk ka asnjë ilaç të regjistruar ose vaksinë kundër virusit, por ka disa opsione eksperimentale në zhvillim,\" tha Haq në një konferencë shtypi.
Një i ashtuquajtur \"serum sekret\" me emrin ZMapp i përdorur për trajtimin e dy mjekëve amerikanë të infektuar me Ebola në Afrikën Perëndimore, ekspertët paralajmëruan se është shumë herët të thuhet nëse trajtimi është efektiv.