OBSH: Mbi 5,000 të vdekur nga Ebola
Gjenevë, 13 nëntor - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga Ebola në Afrikën Perëndimore ka kaluar 5,000.
Sipas OBSH-së, në Guine, Siera Leone dhe Liberi janë regjistruar saktësisht 5,147 vdekje.
Mësohet se 13 viktima të tjera dhe 30 raste të infektuara janë shënuar në pesë vende të tjera: Nigeri, Senegal, Mali, Spanjë dhe Shtete të Bashkuara.