OBSH: Kriza e Ebolës e nënvlerësuar
Gjenevë, 17 gusht - Presidentja ndërkombëtare e organizatës Mjekët Pa Kufi thotë se epidemia e Ebolës është në faza të ndryshme në tre vende.
Doktoreshë Joanne Liu tha se gjendja është \"stabilizuar disi\" në Guine, por ka \"dalë jashtë kontrollit\" në Sierra Leone dhe Liberi.
Zonja Liu tha se në dallim nga shpërthimi i mëparshëm i virusit që zgjati rreth tetë javë, këtë herë është i nevojshëm një angazhim shumëmujor për të frenuar epideminë. Ajo tha se një tjetër ndryshim është se epidemia këtë herë ka arritur në zonat urbane, në vend që të kufizohet në \"disa fshatra.\"
Shefja e organizatës Mjekët pa Kufij tha se Ebola po shkatërron sistemin e kujdesit shëndetësor në zona të tëra të Liberisë dhe Sierra Leones, duke detyruar shumë klinika të mbyllin dyert.
Forcat e sigurisë në Guine shembën një lagje të varfër në kryeqytetin Conakry të enjten në përpjekje për të luftuar përhapjen e ebolës. Kjo është pjesë e fushatës presidenciale për të pastruar zonat e mbipopulluara ku virusi mund të përhaper lirisht. Ja çfarë thotë një këshilltare e presidentit:
Flitet për lagjet e varfëra të mbipopulluara që përbëjnë rrezik për popullatën dhe një pjesë të zyrave qeveritare.
Conakry besohet të jetë një prej qyteteve më të papastra në Afrikën Perëndimore.
Nuk është mirë kjo që po na bëjnë. Jemi nga ky vend dhe jo të huaj. Pse e gjithë kjo? Na lini të na vrasë ebola, por mos na përzini nga këtu, thotë ky banor.
Grupi humanitar Mjekët pa Kufi, tha të enjten se përhapja e Ebolës në Guine, epiqendra fillestare e përhapjes së sëmundjes, tanë është ngadalësuar dhe se fokusi është përqendruar në Liberi dhe vende të tjera. Joanne Liu, presidente e organizatës, thotë se kriza e ebolës mund të zgjasë të paktën 6 muaj në rrethanat më të mira. Ajo foli në Gjenevë pas një vizite 10 ditore në rajon.
Kisha ndjesinë sikur ishte kohë lufte, në aspektin e frikës, drojës së përgjithshme kudo, askush nuk kuptonte se çpo ndodhte.
Ajo thotë se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të bëjë më shumë për të stabilizuar rajonin, kryesisht Liberinë.
OBSH duhet të marrë drejtimin dhe të sjellë elementë të fuqishëm në vendngjarje në të gjitha nivelet e operacioneve.
Frika ka detyruar shumë vende që të anulojnë fluturimet drejt Afrikës Perëndimore. Ja ç\'thotë Isabelle Nuttall e OBSH.
Udhëtimi ajror përbën rrezik të vogël për trasmetimin e virusit pasi ebola nuk përhapet përmes rrugëve frymore. Ebola përhapet gjatë transmetimit të lëngjëve trupore me personin e sëmurë.
Ebola ka shkaktuar më shumë se 1 mijë viktima këtë vit. Të paktën 2 mijë njerëz të tjerë janë sëmurur. Simptomat janë temperatura, dhimbjet muskulore, vjelljet, diarrea dhe gjakderdhja ndërkohë që organet jetësore fillojnë të shpërbëhen. Ende nuk ka një kurë për sëmundjen, por reagimi i hershëm është jetik. John Berefeulle punon në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjenve në Lagos:
Është e rendësishme që njerëzit të shkojnë tek mjeku sapo i shfaqen simptomat.
Mjekësia është në fazat e hershme të krijimit të vaksinave. Por OBSH e ka cilësuar si etike përdorimin e ilaçeve që ende nuk janë testuar mjaftueshëm në rrethana të tilla, jashtëzakonisht të vështira.