OBSH konfirmon 51 raste të infektimit nga kolera në Jemen
Gjenevë, 27 tetor - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar 51 raste të konfirmuara të infektimit nga kolera në 9 zona të Jemenit, si dhe mbi 1100 raste të dyshuar.
Gjashtë prej të infektuarve kanë vdekur. OBSH-ja vlerëson se 7.6 milionë njerëz jetojnë në zonat e rrezikuara nga shpërthimi i epidemisë.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët është në terren në zonat e goditura më rëndë dhe po ndihmon për klorinimin e burimeve të ujit dhe po u mëson familjeve si ta parandalojnë kolerën.