OBSH informohet për virusin H7N9
Gjenevë, 3 prill - Komisioni i Shëndetësisë dhe Planifikimit Familjar në Kinë njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për situatën pas identifikimit të virusit H7N9.
Kjo pasi në Shanghai dhe Anhui u zbuluan tre raste me këtë virus. Dy prej personave kanë humbur jetën, e një është në gjendje të rëndë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se qeveria kineze ka marrë masat e duhura për të parandaluar përhapjen e virusit.
\"Ne do të mbajmë kontakte të vazhdueshme me autoritetet shëndetësore të Kinës për të mbikqyrur situatën\", deklaroi OBSH-ja.