OBSH: Gati 3 mln irakianë pa kujdes shëndetësor
Sipas saj, gati tre milionë njerëz nuk do të kenë qasje në shërbimet e nevojshme, pasi 84 përqind e programeve shëndetësore, të financuara nga donatorët, janë mbyllur muajin e kaluar.
Lajmi vjen në kohën kur Iraku po përballet me pasoja të vapës ekstreme, e cila ka sjellë temperatura deri në 50 gradë Celsius.
Situatë më e vështirë paraqeitet për një milion fëmijë irakianë që jetojnë në kampet e refugjatëve.