28 Dhjetor 2024

OBSh fton qeveritë Europiane t’i ofrojnë shërbimet shëndetësore afër popullatës

Gjenevë, 5 prill - Në Ditën Botërore të Shëndetit  2019, OBSh fton liderët Europian të investojnë në kujdesin parësor shëndetësor,  si një hap të mençur drejt  mbulimit universal shëndetësor.

Ndërmjet  70 dhe 80% të nevojave shëndetësore, që njerëzit i kanë gjatë tërë jetës së tyre, mund të përmbushen me kujdes të mirë parësor shëndetësor, nga promovimi shëndetësor deri tek parandalimi i sëmundjeve përmes vaksinimit, trajtimit dhe menaxhimit të kushteve shëndetësore, rehabilitimit, kujdesit paliativ dhe medikamenteve.

“Shëndeti është e drejtë njerëzore. Ne mund të bëjmë më shumë për të përmirësuar qasjen në shërbime shëndetësore për më të cenueshmit."

"Nëse sigurojmë se të gjithë mund të kenë qasje në shërbimet që u nevojiten, në kohën kur u nevojiten, pa përjetuar ndonjë vështirësi financiare, ne prekim një nga Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm që i kanë përcaktuar shtetet për t’i arritur deri në vitin 2030."

"Po ashtu ky është Qëllim i OBSh dhe kujdesi parësor shëndetësor është në qendër të tij,” thotë Dr Piroska Östlin, Ushtruese detyre e Drejtorit rajonal të OBSh për Europë.

Të mos lihet askush prapa, të përforcohet kujdesi parësor shëndetësor

Shtetet në rajonin Europian të OBSh kanë arritur progres drejt mbulimit universal shëndetësor mirëpo shumë njerëzve ende u mungon qasja në shërbime shëndetësore cilësore, të përballueshme dhe gjithëpërfshirëse.  

Në Kosovë, grupet që nuk janë në gjendje të pranojnë shërbimet për të cilat kanë nevojë ose janë në risk të përjetimit të vështirësive financiare për shkak të pagesave nga xhepi janë familjet më të varfëra, njerëzit e moshuar dhe personat që nuk i përdorin mjaftueshëm shërbimet shëndetësore.


Mjekët, infermieret dhe mamitë punojnë nga afër me njerëzit dhe mund ti arrijnë këto grupe për t’u ofruar të gjithëve shërbimet shëndetësore.

“Për tu siguruar se të gjithë i pranojnë shumicën e shërbimeve shëndetësore sa më afër vendit ku jetojnë, ne duhet të përforcojmë kujdesin parësor shëndetësor, për të cilin e dijmë se është mënyra me koston efektive më të lartë drejt mbulimit universal shëndetësor,” tha Dr Ardita Tahirukaj, zyrtare ndërlidhëse/Shefe e zyrës  se OBSh ne Prishtine.

“Kujdesi parësor i mirë dhe pa pagesë mund ti sjellë shërbimet afër shtëpive tona, të intervenoj më herët për të parandaluar kalimin e sëmundjes në gjendje të rëndë, të ofroj reagim i menjëhershëm në adresimin e sëmundjeve kronike, të ofroj kujdes për ne gjatë tërë jetës tonë dhe të arrihen ata që kanë nevojë më së shumti për këto shërbime shëndetësore.”


Pagesat nga xhepi mund të nënvlerësojnë qasjen në shërbime shëndetësore

Dëshmitë e reja nga OBSh Europë tregojnë se pagesat për shërbime shëndetësore, sidomos për medikamente, janë të papërballueshme për shumë njerëz dhe mund të shkaktojnë vështirësi financiare në tërë rajonin Europian duke përfshirë shtetet me të ardhura të larta.

Analizat e të dhënave nga 24 shtete tregojnë se deri në 9% të familjeve nuk mund të përballojnë pagesat për nevojat bazike si ushqimi, qeraja ose faturat e komunalive pasi të kenë paguar nga xhepi i tyre për shërbimet shëndetësore.

Familjet më të varfëra, njerëzit me sëmundje kronike dhe ata më të moshuarit kanë shumë gjasa të përjetojnë vështirësi financiare për shkak të pagesave nga xhepi për shërbimet shëndetësore dhe shpeshherë janë të paaftë të marrin shumë prej shërbimeve për të cilat ata kanë nevojë.

Shtetet mund të krijojnë politikat për minimizimin e pagesave nga xhepi, sidomos për të varfërit dhe përdoruesit e rregullt të shërbimeve shëndetësore. Kujdesi parësor shëndetësor ka rol jetik në sigurimin e qasjes në shërbimet shëndetësore për këto grupe.

Në Kosove  ne jemi duke punuar së afërmi me  institucionet për  të përforcuar kujdesin parësor shëndetësor për shërbime gjithëpërfshirëse shëndetësore që nuk e lënë askend prapa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)