OBSH: Fokusi tek parandalimi i virusit H7N9
Gjenevë, 11 prill - Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Gregorie Hartle u shpreh të martën në Gjenevë se aktualisht burimi i virusit H7N9 është ende i paqartë e për këtë OBSH-ja nuk mund të japë këshilla konkrete.
Njohuria rreth këtij virusi aktualisht është e pamjaftueshme, dhe sot mund të marrim vetëm masat parandaluese për të.
\"Ende nuk e dimë shkakun e këtij virusi, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë. Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë (FAO) ka dërguar specialistë për të bashkëpunuar me Ministrinë kineze të Bujqësisë.\"
\"Deri tani kemi marrë 20 raste pozitive me virusin H7N9 në tregun e shpendëve, dhe nga testet nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv nga derrat. Për këtë, fokusi ynë është tregu i shpendëve,\" tha Gregorie Hartle, zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.