OBSh, duhapirja shkakton 6 milionë vdekje në vit

Gjenevë, 7 shkurt - Mbi 6 milionë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e duhanpirjes, thekon Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e fundit "Ekonomia e duhanit dhe Kontrolli i tij".
Deri në vitin 2030, numri i vdekjeve për shkak të pirjes së duhanit do të rritet me mbi një të tretën.
Deri tani në botë numërohen afro 1.1 miliardë duhanpirës, ku rreth 80 për qind e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose mesatare.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kontrolli i duhanit është një nga mjetet kryesore të përballuar parandalimin e sëmundjeve kronike, ato kardiovaskulare, kancerin, sëmundje të mushkërive dhe diabetin.
Këto sëmundje kanë shkaktuar vdekjen e rreth 16 milionë njerëzve çdo vit të moshës nën 70-vjeç.