24 Dhjetor 2024

OBSH: Duhani shkakton 1 vdekje çdo 6 sekonda

Gjenevë, 12 korrik - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi të mërkurën raportin "Përhapja globale e duhanit 2013".

Në këtë raport theksohet se në 5 vitet e fundit ka shenja të rënies së përdorimit global të duhanit, megjithatë ai paralajmëroi se nëse nuk merren masat e duhura, duhani mund të vrasë 8 milionë njerëz deri në vitin 2030.

Pirja e duhanit mund të shkaktojë shumë sëmundje që mund të jenë fatale për jetën si kancer, diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme në mushkëri etj. Drejtuesi i programit "Iniciativë pa duhan" i OBSH-së Douglas Bettcher tha se:

"Janë mëse 6 milionë njerëz që vdesin nga duhani dhe ekspozimi ndaj tij, ku çdo 6 sekonda regjistrohet një vdekje e nëse vazhdon kjo situatë, numri i vdekjeve do të jetë alarmant."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)