OBSH diskuton për zhvillimin inkluziv dhe të qëndrueshëm
Prishtinë, 5 dhjetor - Organizata Botërore e Shëndetësisë, Zyra në Prishtinë do të mbajnë tryezën për “Rolin e sektorit të shëndetësisë në zhvillimin inkluziv dhe të qëndrueshëm”.
Nga OBSh do të jenë të pranishëm Dr. Christoph Hamelmann, Udhëheqës i Zyrës Evropiane të OBSh –së për Investim për Shëndet dhe Zhvillim, Venedik Itali dhe Dr. Elizabet Paunovic, Udhëheqëse e Qendrës Evropiane të OBSh-së për Mjedis dhe Shëndet, Bon , Gjermani.
Qëllimi i tryezës është që të theksohet roli kritik i shëndetit dhe mirëqenies në strategjinë e zhvillimit të Kosovës, si përcaktues dhe si rezultat i rritjes/zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.
Objektivat specifike të tryezës së rrumbullakët janë të ofrojë një pasqyrë të politikave, strategjive më të fundit rajonale/ndërkombëtare dhe zbatimit në lidhje me shëndetin në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Të theksohet roli kritik i partneriteteve gjithëpërfshirëse dhe qeverisjes me pjesëmarrje të gjerë për ndryshimet transformuese, me një fokus të veçantë në popullatat më të prekshme/vulnerabile
Të thellojë të kuptuarit në lidhje me investimet për shëndetin dhe barazinë ne shëndetësi si nxitës për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, me një fokus të veçantë në zvogëlimin e varfërisë
Identifikimi i vlerave kryesore, sfidave aktuale dhe zgjidhjeve për të udhëhequr veprime të përbashkëta të mëtejshme për zbatimin e fushave prioritare të politikave dhe strategjive të Kosovës për shëndetësi dhe zhvillim të qëndrueshëm me fokus në bashkë-përfitime.