OBSh deklaron fundin e ebolës në Kongo
Gjenevë, 3 korrik - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se epidemia e fundit e ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka mbaruar.
Ky ishte shpërthimi i tetë i virusit në këtë vend që kur u zbulua atje më shumë se 40 vjet më parë.
Njoftimi i OBSh-së u bë 42 ditë pasi pacienti i fundit i konfirmuar me ebola në vend u testua negativisht për sëmundjen për herë të dytë.
Epidemia e fundit shkaktoi katër të vdekur, ndërsa më shumë se 580 persona që kishin kontakte me ta u regjistruan dhe u mbikëqyrën, por asnjë prej tyre nuk shfaqi shenja apo simptoma të ebolës.
OBSh-ja ka thënë se do të forcojë vëzhgimin dhe gatishmërinë ndaj ndonjë shpërthimi tjetër të mundshëm të ebolës në RDK.