23 Dhjetor 2024

OBSH: Burimi i virusit H7N9, tregjet e shpendëve të gjalla

Pekin, 25 prill - Komisioni Kombëtar i Shëndetit dhe i Planifikimit Familjar i Kinës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë organizuan të mërkurën një konferencë të përbashkët shtypi në Pekin lidhur me përfundimet e grupit të përbashkët të punës për parandalimin dhe kontrollin e gripit H7N9.

Specialisti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u shpreh në këtë konferencë se, sipas të dhënave të deritanishme, tregjet e shpendëve të gjalla janë burimi kryesor i infektimit të njeriut nga virusi H7N9.

Ai tha gjithashtu se deri tani ende nuk mund të përjashtohet mundësia e përhapjes së këtij gripi nga njeriu te njeriu.

Një grup hetimor i përbërë nga specialistët e të dy palëve dhanë vlerësimet për situatën e përhapjes së kësaj sëmundjeje në Kinë pas hetimeve pesëditore në laboratore, spitale, klinika dhe tregje të shpendëve të gjalla në Pekin dhe Shangai.

Deri në pasditen e së martës, në Kinë janë raportuar 108 të infektuar nga virusi i tipit H7N9, 22 ndër të cilët kanë humbur jetën. Funksionari i OBSh-së Keiji Fukuda tha se nga shifrat aktuale, del se përqindja e vdekshmërisë nga gripi i tipit H7N9 është e lartë.

Megjithatë, sipas tij, për shkak se ato që janë vërejtur deri tani mund të kenë qenë rastet më të rënda, mund të ekzistojnë të infektuar në gjendje të lehtë ose infeksione që nuk do të shkaktojnë vdekje.

\"Prandaj, dëshmitë e tanishme nuk mjaftojnë për të treguar përqindjen e saktë të vdekshmërisë\", tha ai.

Për të përballuar virusin e tipit të ri, qeveria kineze ka marrë një sërë masash, duke përfshirë forcimin e kontrollit mbi tregjet e shpendëve të gjalla ose mbylljen e tyre, vëzhgimin mjekësor të atyre që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të infektuarit etj.

Lidhur me këtë, drejtoresha e Qendrës së Bashkëpunimit të OBSh-së për Kërkimet rreth Gripit në Melburn Ane Kelso vuri në dukje se qeveria kineze ka marrë masa të shpejta dhe efektive për përballimin e sëmundjes.

Ndër to, mbyllja e tregjeve të shpendëve të gjallë vlerësohet si masa më efektive, pasi në Shangai, pas mbylljes së të gjitha tregjeve të tilla, është vërejtur rënia e ritmeve të rasteve të infektimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)