OBSH: 932 viktima nga virusi Ebola
Prishtinë, 7 gusht - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi të mërkurën se në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri janë raportuar 1,711 të prekur nga virusi Ebola, 932 prej të cilëve kanë vdekur.
OBSH-ja organizoi një takim urgjent për të diskutuar lidhur me këtë epidemi, duke bërë të ditur se në Guine numri i viktimave ka arritur në 363. Ndërkohë, numri i të prekurve në Sierra Leone është më i larti prej 691, 286 e të cilëve kanë humbur jetën.
OBSH-ja tha gjithashtu se ende nuk ka marrë ndonjë raport ku konfirmohen raste të prekjes me këtë virus në SHBA dhe Filipine.
Qendra Amerikane e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve tha se medikamenti i ri për trajtimin e Ebolës është ende në fazën e tij eksperimentale dhe nuk ka një vaksinë për të parandaluar këtë virus.