26 Dhjetor 2024

OBSH: 225 punonjës mjekësorë janë prekur nga Ebola

Gjenevë, 25 gusht - Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se në gjashtë muaj të paktën 225 punonjës mjekësorë janë prekur nga Ebola, ndër të cilët 130 kanë vdekur.

Organizata konfirmoi në të njëjtën ditë se një punonjës i saj i dërguar në Sierra Leone është infektuar nga Ebola.

Kjo është hera e parë që një punonjës i OBSH-së preket nga virusi. OBSH-ja nuk e publikoi emrin punonjësit, ndërsa u shpreh gjithashtu se do të përpiqet me të gjithë forcën për t\'i shpëtuar jetën.

Sipas njoftimeve të reja Guinea, Liberia, Nigeria dhe Sierra Leone konfirmuan infektimin e 2615 njerëzve nga Ebola, ndër të cilët 1427 kanë të vdekur.

OBSH-ja planifikon javën e ardhshme të publikojë një plan strategjik për përballjen me epideminë e Ebola-s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)