Obama: Marihuana sështë më e dëmshme se alkooli
Washington, 20 janar - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama thotë se pirja e marihuanës nuk është më shumë e rrezikshme se pirja e alkoolit, por ligjet kundër tij janë zbatuar në mënyrë jo të drejtë.
Komentet e tij janë publikuar në një intervistë të publikuar të dielën, ku thotë se:
Unë kam pirë marihuanë si i ri, dhe e shoh si një shprehi të keqe dhe vesë, i cili nuk dallon shumë nga cigaret të cilat i kam pirë po ashtu si i ri, dhe një pjese të mirë të jetë, i ka thënë Obama gazetës The Neë Yorker.
Nuk mendoj se [pirja e marihuanës] është më e dëmshme se alkooli, dhe do të ishte më pak i rrezikshëm në suaza të ndikimit që ka ndaj konsumimit individual, ka thënë ai.
Nuk është diçka që unë injurajoj ka shtuar ai.
Unë u kam thënë vajzave të mia që mendoj se kjo është ide e keqe, një humbje kohe, dhe e pashëndetshme.
Legalizimi i përdorimit të marihuanës rekreative në shtetin perëndimor të Colorados dhe Washington, sipas tij ishte një eksperiment i rëndësishëm.