28 Dhjetor 2024

Obama kërkon miratimin e 6.18 miliardë dollarëve kundër Ebolës

Washington, 3 dhjetor - Presidenti amerikan Barak Obama i ka bërë thirrje Kongresit që para festave të fundvitit, të miratojë kërkesën prej 6.18 miliardë dollarësh për ta financuar luftën kundër Ebolës në Afrikën Perëndimore.

Thirrjen e tij, Obama e ka përsëritur teksa e ka vizituar të martën Institutin Kombëtar të Shëndetit të Uashington.

Sipas presidentit amerikan, strategjia e SHBA-ve kundër sëmundjes Ebola, tashmë ka dhënë disa rezultate por sipas tij, lufta ndaj kësaj sëmundje, ende është larg.

Rreth 6 mijë persona deri më tani kanë vdekur nga sëmundja Ebola dhe atë kryesisht në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone.

Numri i personave të infektuar nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e ka kaluar numrin prej 17 mijë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)