27 Dhjetor 2024

Obama: Fitorja në luftën kundër Ebolës ende e largët

Washington, 19 nëntor - Presidenti Barak Obama ka thënë se është ende larg fitorja në luftën kundër Ebolës, megjithë sukseset e shënuara në mjekimin e disa rasteve të diagnostikuara në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan i bëri komentet sot në Shtëpinë e Bardhë, pas një sesioni informues me një ekip specialistësh kundër Ebolës. Zoti Obama tha se epidemia që vazhdon në Afrikë e bën të qartë sa e rëndësishme është vazhdimi i përpjekjeve kundër kësaj sëmundjeje.

Ai shtoi se deri në zhdukjen e sëmundjes në Afrikën perëndimore, do të vazhdojë të ekzistojë një farë rreziku ndaj popullatës në të gjithë globin.

Po sot, anëtarë të Kongresit po analizojnë gjendjen në Afrikën perëndimore ku popullata ballafaqohet me virusin vdekjeprurës dhe me problemin e mungesave në infrastrukturën shëndetësore, pajisje dhe informacion mjekësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)