Obama: 100 milionë dollarë për të zbuluara se si punon truri
Washington, 3 prill - Presidenti amerikan Barack Obama duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai ka zbuluar iniciativën e tij për të hetuar trurin.
Obama tha se për të realizuar këtë ide do bëhet një investim fillestar prej 100 milionë dollarë. Dhe ky investime do shërbejë për të hedhur dritë mbi mënyrën se si punon truri dhe për të siguruar informacione në lidhje me sëmundjet Alzheimer dhe epilepsisë.
Presidenti Obama tha se iniciativa si ajo e Projektit të Gjeneve Njerëzore kanë transformuar Gjenetikën, ndaj dhe tashmë ai kërkon të bëjë të njëjtën gjë me trurin.
Projekti do të zhvillohet nga shkencëtarë të sektorit publik e privat dhe është titulluar Hulumtimi i trurit përmes avancimit të neuro-teknologjisë inovative, apo thjesht BRAIN.
Ka një mister jashtëzakonisht të madh për tu zbuluar dhe iniciativa BRAIN do të ndryshojë këtë, duke i dhënë shkencëtarëve pajisjet e duhura, në mënyrë që të sigurojnë panoramën dinamike të trurit në veprim e sipër, si dhe për të kuptuar më mirë se si ne mendojmë, mësojmë apo kujtojmë. Kjo njohuri do të jetë diçka transformuese.
Projekti do të nisë në 2014-n dhe do të përfshijë Institutin Kombëtar të Shëndetit (NIH), Agjencinë e Projekteve të Hulumtimit të Mbrojtjes së Avancuar (DARPA), si dhe Fondacionin Kombëtar të Shkencës (NSF).
Investimi prej 100 milionë dollarë do të përdoret për të zhvilluar teknologji të reja, për të investiguar se si miliarda qeliza individuale bashkëveprojnë në trurin e njeriut.
Shkencëtarët do të fokusohet gjithashtu në mënyrën se si memorizon truri dhe procesin informacionet, si dhe të hetohet se si funksioni i trurit është i lidhur me sjelljen njerëzore.