Numri i viktimave nga koronavirusi arrinë në 813
Wuhan, 9 shkurt - Zyrtarë të autoriteteve përkatëse në provincën veriore Shandong të Kinës deklaruan se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit shkurt.
Një masë e tillë vjen në mes të valës së shpërthimit të koronavirusit, një masë kjo që përpiqet të garantojë sigurinë e nxënësve.
Nisur nga të dhënat më të fundit, “CNN” raporton se numri i viktimave aktualisht ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, që shpërtheu po në Kinë në vitin 2003, duke u marrë jetën 774 njerëzve.
Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa janë regjistruar viktima edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës.
Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin një emergjencë globale, ndërsa për t’u mbrojtur nga rreziku i këtij virusi të frikshëm edhe Shqipëria ka marrë një sërë masash në të gjitha pikat kufitare.