26 Dhjetor 2024

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë ka arritur në 4.089

Madrid, 26 mars - Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka arritur në 4.089, ndërsa janë konfirmuar gjithsej 56.188 raste.

Që nga dita e djeshme, numri i të vdekurve është rritur për 655 ndërsa numri i rasteve të konfiruara është rritur për 8.578.

Me 738 vdekje të regjistruara dje, Spanja tejkaloi Kinën për numrin e vdekjeve nërsa regjistroi numër më të madh se Italia të vdekjeve në një ditë.

Gjithsej 7.015 pacientë me COVID-19 në Spanjë janë shëruar ndërsa mbi 3.600 aktualisht janë në repartet e kujdesit intensiv.

Madridi ka qenë zona më e goditur deri më tani, me mbi 2.000 vdekje dhe 17.000 raste. Në rajon janë stërmbushur spitalet dhe shërbimet e varrimit. Si kundërpërgjigje, kryeqyteti i Spanjës ka ngritur me shpejtësi një spital të improvizuar, tani më i madhi në Spanjë, në një qendër kongresesh dhe ka filluar të përdorë një shesh patinazhi si një morg.

Rajoni i Katalonjës ka qenë gjithashtu i goditur nga një rritje shqetësuese e vdekjeve dhe rasteve, duke regjistruar 672 vdekje dhe mbi 11.500 raste të konfirmuara.

Në Spanjë, tre anëtarë të koalicionit qeverisës tanimë kanë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, ashtu si edhe zonja e parë e vendit.

Mungesa të pajisjeve janë regjistruar në masë të madhe në Spanjë. Dje, qeveria njoftoi se kishte bërë një marrëveshje prej 432 milionë euro me Kinën për të sjellë më shumë pajisje të mbrojtjes, teste dhe ventilatorë. Më herët gjatë javës, Spanja i dërgoi një kërkesë urgjente NATO-s duke kërkuar më shumë pajisje mjekësore.

Lloji i ri i koronavirusit, i cili për herë të parë shpërtheu dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan është përhapur në më shumë se 170 vende dhe territore.

Organizata Botërore e Shëndetetësisë shpërthimin e koronavirusit e ka shpallur pandemi.

Më shumë se 472 mijë njerëz janë infektuar nga lloji i ri i koronavirusit në botë ndërsa 21.300 kanë vdekur si rezultat i infeksionit. Më shumë se 114.800 janë shëruar, njofton Universiteti amerikan "Johns Hopkins".

Megjithë, numrin në rritje të njerëzve të infektuar, shumica e të prekurve nga virusi tregojnë simptoma të lehta dhe shërohen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)