27 Dhjetor 2024

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë rritet në 1.017

Wuhan, 11 shkurt - Ka arritur në 1.017 numri i personave të vdekur, ndërsa në 42.638 numri i të prekurve nga koronavirusi i ri në Kinë.

Në deklaratën e Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC) në Kinë thuhet se numri i të dyshuarve të infektuar nga koronavirusi ka arritur në 21.675 kurse 187.728 të tjerë ndodhen nën kujdes mjekësor.

Më tej, thuhet se numri i personave të përcaktuar që janë infektuar nga koronavirusi është rritur në 42.638 prej të cilëve 7.333 në gjendje të rëndë. Numri i personave që kanë vdekur për shkak të epidemisë ka arritur në 1.017, ku një prej rasteve të vdekjeve ka ndodhur në Hong Kong.

Gjithashtu përveç territorit të Kinës thuhet se 52 persona janë të prekur nga virusi në rajonet administrative speciale të Kinës, prej të cilëve 42 në Hong Kong dhe 10 në Macau.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) ka njoftuar se në 24 orët e fundit për shkak të epidemisë kanë humbur jetën 108 persona dhe janë përcaktuar 2.478 raste të reja. Në rajonin Hubei, i cili është epiqendra e koronavirusit, janë shënuar 974 raste të vdekjeve. Numri i personave të shëruar deri më sot nga virusi arrin në 3.283.

Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë shumë vende përshirë Turqinë evakuuan shtetasit e tyre të bllokuar në Kinë.

Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Wuhan ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytete tjerat të vendit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli "situatë emergjente".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)