22 Dhjetor 2024

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën kalon mbi 130 milionë

Prishtinë, 2 prill - Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar mbi 130 milionë.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 130.082.099 raste me virusin.

Numri më i madh i të infektuarve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 31.229.639 raste.

Pas SHBA-së radhiten Brazili me 12.334.844 raste, India me 12.302.092, Franca me 4.695.082, Rusia me 4.554.264, Britania me 4.350.266, Italia me 3.607.083, Turqia me 3.357.988, Spanja me 3.291.394, Gjermania me 2.854.137, Kolumbia me 2.406.377, Polonia 2.356.970, Argjentina 2.348.821, Meksika 2.238.887, Irani 1.897.314, Ukraina 1.691.737, Afrika e Jugut 1.549.451, Peruja 1.548.807, Çekia 1.539.617, Indonezia 1.517.854, Holanda 1.280.443 dhe Kili me 1.003.406 raste.

Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë vdekur 2.838.022 persona, ndërsa 104.752.420 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Aktualisht, në botë ka 22.491.657 të sëmurë që ndodhen nën trajtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)