23 Dhjetor 2024

Numri i të prekurve nga koronavirusi në gjithë botën arrin në 85 milionë

Prishtinë, 3 janar - Numri i të prekurve nga koronavirusi në gjithë botën e ka kaluar arritur shifrën prej 85 milionë, i te shëruarve më shumë se 60 milionë pacientë, ndërkaq vdekjet tejkaluan mbi 1 milionë e 842 mijë.

Sipas web faqes worldometers, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë më shumë raste se çdo vend tjetër me më shumë se 20 milion infeksione, afërsisht një e katërta e rasteve në botë.

India ka shifrën e dytë më të lartëë, me më shumë se 10 milion raste, pasuar nga Brazili me 7.7 milion.  

SHBA po ashtu prin edhe nga numri i të vdekurve nga koronavirusi me mbi 358 mijë, pasuar nga Brazili me mbi 195 mijë.

Në Meksikë, numri i të vdekurve u rrit në 126 mijë e 507 dhe ai i rasteve në 1 milionë e 437 mijë e 185.

Në Itali, numri i viktimave të koronavirusit arriti në 74 mijë e 621 dhe numri i të infektuarve të raportuar është 2 milionë e 129 mijë e 376.

Numri i njerëzve që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Angli ka shkuar në 74 mijë e 125, kurse numri i rasteve pozitive që janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë është rritur në 2 milionë e 542 mijë e 65.

Në Francë, numri i të vdekurve u rrit në 64 mijë e 765 dhe i të infektuarve në 2 milionë e 639 mijë e 773. Zëdhënësi i Qeverisë, Gabriel Attal njoftoi se ora policore që është vendosur në 15 rajone të vendit në kuadër të luftës kundër koronavirusit duke filluar nga dita e sotme do të fillojë të zbatohet në orën 18.00, dhe jo në 20.00 siç ka qenë deri më tani.

Në Spanjë numri i të vdekurve u rrit në 50 mijë e 837 dhe i rasteve pozitive në 1 milionë e 936 mijë e 718.

Deri tani 34 mijë e 388 njerëz kanë gjetur vdekjen në Gjermani nga koronavirusi, kurse numri i të infektuarve me virusin është 1 milion e 762 mijë e 504 njerëz.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kolumbisë, në 24 orët e fundit nga koronavirusi kanë humbur jetën edhe 282 njerëz të tjerë duke e çuar kështu në 43 mijë e 495 numrin e viktimave që nga shfaqja e pandemisë në vend. Ndërkohë ditën e fundit janë raportuar edhe 12 mijë e 105 raste të reja pozitive me Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 1 milionë e 654 mijë.

Në Peru, në njëzet e katër orët e fundit janë regjistruar 44 vdekje dhe 2 mijë e 62 raste të reja. Sipas të dhënave të fundit numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 37 mijë e 724, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 1 milion e 17 mijë e 199.

Ministria e Shëndetësisë së Kilit njoftoi 52 vdekje dhe 3.591 raste të infektuara me virusin Covid-19 në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 16 mijë e 660 dhe numri i rasteve në 612.564.

Në Venezuelë numri i të vdekurve deri më tani nga koronavirusi është 1 mijë e 28 dhe numri i rasteve të regjistruara është 113 mijë e 558. Ndihmëspresidentja Delcy Rodriguez njoftoi nga «Twitter» se ndërmjet datave 4-10 janar në vend do të vendoset karantinë e përgjithshme për të luftuar pandeminë e koronavirusit.  
 
Numri i të vdekurve nga lloji i ri i koronavirusit në disa vende të botës është si më poshtë:

Argjentinë (43.319), Poloni (28.956), Belgjikë (19.581), Ukrainë (18.731), Rumani (15.841), Kanada (15.606), Ekuador (14.051), Çeki (11.711) dhe Holandë (11.529).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)