23 Dhjetor 2024

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në mbarë botën shkon mbi 63 milionë

Prishtinë, 30 nëntor - Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar shifren në mbi 63 milionë ndërsa numri i personave të shëruar ka arritur në 43.6 milionë.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 63.121,997 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në mbarë botën.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 13.750.404 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9.432.075), Brazili (6.314.740), Rusia (2.269.316), Franca (2.218.483), Spanja (1.646.192), Britania e Madhe (1.617.327), Italia (1.585.178), Argjentina (1.418.807), Kolumbia (1.308.376) dhe Meksika (1.107.071).

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.465.186 persona ndërsa 43.546.189 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Deri më tani numri i njerëzve të infektuar aktivë në mbarë botën ka arritur në 18.061.480.

Shenjat e sëmundjes vazhdojnë të jenë të lehta tek 17.956.143 persona që trajtohen ndërsa ndodhen në rrezik për jetën 105.337 të sëmurë.

Rritja e numrit të sëmurëve në trajtim, rrit edhe barrën mbi sistemet shëndetësore të vendeve.

SHBA-ja është vendi me numrin më të madh të rasteve të infektuara aktive me 5.370.129 persona që ndodhen në trajtim.

Sipas numrit të rasteve që ndodhen në trajtim SHBA-ja ndiqet nga Franca me 2.004.000, Italia me 795.771, Brazili me 563.774, Belgjika me 522.669, Rusia me 468.332, India me 447.298, Polonia me 408.617, Ukraina me 371.088, Gjermania me 316.774, Irani me 242.584, Meksika me 183.019 dhe Argjentina me 130.491 raste.
 
Numri i të sëmurëve me COVID-19 që vazhdojnë trajtimin në mbarë botën më 7 prill tejkaloi 1 milion, më 30 prill 2 milionë, më 30 maj 3 milionë, më 26 qershor 4 milionë, më 15 korrik 5 milionë, më 2 gusht 6 milionë, më 5 shtator 7 milionë, më 9 tetor 8 milionë, më 18 tetor 9 milionë dhe më 24 tetor 10 milionë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)