Numri i të infektuarve në Kosovë arrin në 135
"Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive, thekson IKSHPI.
Tri rastet pozitive vijnë nga Mitrovica e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 135.
Rastet pozitive janë raste kontakti, prej 93 të testuarve, tre (3) prej të cilave janë pozitive në Mitrovicë të veriut.