25 Dhjetor 2024

Numri i te infektuarve me koronavirus në Rusi vazhdon të rritet

Moskë, 9 maj - Moska është tani në muajin e dytë të karantinës, pasi numri i konfirmuar i infeksioneve me koronavirus në kryeqytet - dhe në të gjithë Rusinë - vazhdon të rritet.

Qeveria përballet me kritika mbi efektivitetin e sistemit shëndetësor. Pasiguria në rritje se si do të rikuperohet ekonomia e dëmtuar ruse nga bllokimi është një tjetër shenjë se beteja e Rusisë kundër koronavirusit është larg fitores. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina ka këtë reportazh nga Moska.

Moska është epiqendra e pandemisë COVID 19 në Rusi, me dhjetëra mijëra raste që përfshijnë edhe kryeministrin rus, Mikhail Mishustin.

Autoritetet thonë se e kanë situatën plotësisht nën kontroll. Por kritikat janë në rritje nga ata që thonë se spitalet e qytetit nuk janë në gjendje të trajtojnë urgjencën e pandemisë. Kritikët përfshijnë sindikatën e mjekëve.

“Spitalet aktualisht janë të mbipopulluara dhe autoritetet e Moskës duhet të krijojnë pika trajtimi në disa ambiente të tjera që nuk janë të pajisura siç duhet për dhënien e ndihmës mjekësore. Ato nuk plotësojnë asnjë kërkesë epidemiologjike, nuk kanë ventilim, etj. Për më tepër, ekziston një mungesë e madhe e personelit mjekësor", thotë Anastasiya Vasilyeva, me Shoqatën e Mjekëve.

Përhapja ka detyruar bllokimin të zgjatet deri në mes të majit. Pezullimi i festimeve të Ditës së Fitores, festa më të mëdha patriotike e Rusisë, do të reduktohen në një shfaqje ajrore.

Por analistët thonë se është ndikimi ekonomik që shqetëson me të vërtetë sektorin e biznesit të Rusisë, i cili pësoi një ngarkesë shtesë kur Presidenti Putin deklaroi izolimin si një "pushim të paguar".

"Nëse flasim për biznesin privat, bizneset e vogla, bazuar në vlerësimet e mia, do të zvogëlohen me rreth 90 përqind, biznesi mesatar do të zvogëlohet me rreth 50 përqind", thotë Dmitry Potapenko, economist me Grupi e Zhvillimit Manaxherial.

Ekonomia e Moskës ka ndalur, dhe strategjia se si dhe kur do të fillohet përsëri nuk është e qartë.

“Vetë karantina nuk e zgjidh situatën, në asnjë mënyrë! Për ta bërë vendin të ndjehet i sigurt, siç shprehet virologologët, duhet të krijohet "imuniteti i komunitetit." "Imuniteti i komunitetit" do të thotë që 60 përqind e popullatës duhet ta përjetojë sëmundjen", thotë Dmitry Potapenko.

Me të ardhmen ekonomike të vendit të paqartë dhe pa asnjë shenjë të një vaksine në horizont, disa rusë po i kthehen në fesë duke shpresuar për lajme të mira nga lart.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)