Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në nëntë
Vitia në një postim në rrjetet sociale tha se bëhet fjalë për tre persona nga Komuna e Malishevës, “që të tre persona kontakti me pacienten e diagnostikuar pozitive me COVID-19 më datë 14.03.2020”, ndërsa rasti i katërt është nga Komuna e Podujevës.
“Tani më në Kosovë kemi të konfirmuara nëntë raste pozitive me COVID-19”, njoftoi Vitia.
Ai tha se “bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga kryeministri, Albin Kurti, që t'i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”.
Tutje Vitia u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim në menaxhimin e situatës së krijuar “duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP)”.