23 Dhjetor 2024

Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën tejkalon 36 milionë

Prishtinë, 7 tetor - Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 36 milionë.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 36.052.573 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 7.723.721 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (6.757.131), Brazili (4.970.953), Rusia (1.237.504), Kolumbia (869.808), Spanja (865.631), Peruja (832.929), Argjentina (824.468), Meksika (794.608) dhe Afrika e Jugut (683.242).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 327.557.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 1.054.710 persona. Ndërkohë, 27.155.683 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.842.180 raste aktive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)