23 Dhjetor 2024

Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën shkon mbi 31 milionë

Prishtinë, 19 shtator - Numri i personave te infektuar me koronavirusin e ri COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 31 milionë.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 31.002.707 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.967.420 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (5.400.619), Brazili (4.528.347), Rusia (1.103.399), Peru (768.865), Kolumbia (758.398), Meksika (694.121), Afrika e Jugut (659.656), Spanja (659.334), Argjentina (622.934) dhe Kili (444.674).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 301.348.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 961.612 persona. Ndërkohë, 22.610.909 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.430.186 raste aktive.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)