Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan bie në 96
Gjilan, 10 shkurt - Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajlit, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin ditor të përballjes me pandeminë.
Ismajli bëri të ditur e numri i rasteve aktive në Gjilan bie në 96, ndërkaq u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit.
Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10020 mostra, 3511 kanë rezultuar pozitivë, 3307 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 96 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 12 persona dhe 178 mostra në pritje për rezultat.