25 Dhjetor 2024

Numri i personave të shëruar arrin në 1 milionë

Prishtinë, 30 prill - Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri COVID-19 në të gjithë botën ka arritur shifren 1 milionë, per derisa numri i te infektuarve ka tejkaluar shifrën prej 3,208,977.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, nga koronavirusi në mbarë botën janë shëruar 998 mijë pacientë.

Vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara në botë janë renditur SHBA-ja me 145,389, Spanja me 132,929, Gjermania me 120,400, Kina me 77.578, Irani me 73,791, Italia me 71,252 dhe Franca me 48,228.

Virusi që për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, ai u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Ndërkaq numri i të vdekurve nga koronavirusi në gjithë botën ka kaluar në mbi 227 mijë.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 61,428 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 27.682 viktima, Spanja me 24.275, Franca me 24.087, Britania me 21.687, Belgjika me 7.501, Gjermania me 6.374, Irani me 5.957, Brazili me 5.803, Holanda me 4.711 dhe Kina me 4.633 të vdekur nga COVID-19.

Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Turqia me 3.081, Kanadaja me 2.904, Suedia me 2.462, Zvicra me 1.703, Meksika me 1.569, Irlanda me 1.519 dhe India me 1.008 të vdekur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)