Numri i lindjeve në Shtetet e Bashkuara bie në nivelin më të ulët
Washington, 16 maj - Vitin e kaluar numri i lindjeve në Shtetet e Bashkuara ra në nivelin më të ulët të më shumë se tre dekada, sipas një raporti të një agjencie federale të publikuar dje.
Të dhënat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se në 2018-n kanë lindur 3.79 milionë foshnje, një rënie prej dy për qind nga viti i kaluar si dhe numri më i ulët që nga viti 1986. Ky është katërt vit me radhë që lindjet në Shtetet e Bashkuara pësojnë rënie.
Shkalla e fertilitetit gjithashtu shënoi rënie me dy për qind, një shifër e ulët rekord. Kjo tregon se brezat aktualë të grave ndërmjet moshës 15 në 44 vjeç nuk po lindin mjaftueshëm foshnje.
Lindjet në mesin e adoleshentëve kanë rënë me tetë për qind, por shkalla e lindjeve në mesin e grave në fund të të ’30-ve dhe në fillim të të ’40-ve është pak më e lartë, të vetmet grupe që kanë përjetuar rritje.
Niveli i ulët i lindjeve është i pazakonshtë në kushtet e një ekonomie të fuqishme dhe mbetet e paqartë nëse gratë amerikane po vonojnë amësinë apo po e shmangin krejtësisht atë.
Shumë studiues parashikojnë mungesë të krahut të punës në vitet e ardhshme, nëse kjo tendencë vazhdon.