25 Dhjetor 2024

Numri global i vdekjeve nga koronavirusi tejkalon shifrën 82 mijë

Prishtinë, 8 prill - Sipas të dhënave të web faqes worldometers, numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri (COVID-19) në botë ka tejkaluar shifrën 82 mijë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, me mbi 1 milionë e 424 mijë të infektuar.

Sipas të dhënave të përpiluara nga orldometers, numri i të shëruarve në botë ka tejkaluar shifrën 302 mijë.

Italia, Spanja, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe vazhdojnë të jenë vendet që përballen me numrin më të madh të vdekjeve, ndërsa SHBA ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara, me mbi 383 mijë.

Numri i vdekjeve në Itali është 17.127, në Spanjë 14.045, në SHBA 12.716 , Francë 10.343 dhe në Britani te Madhe 6,159.

Spanja, Italia dhe Franca pasojnë SHBA-në në numrin e rasteve, me mbi 140.000, 135.000 and 110.000 respektivisht.

Spanja ka shënuar 743 të vdekur këtë të martë, teksa në Europë së bashku me Britaninë dhe Francën kanë pasur numrin më të lartë të viktimave në 24 orët e fundit..

Shifra tmerrësisht shqetësuese vijnë edhe nga SHBA ku vetëm këtë të martë kanë vdekur 1700 veta dhe totali tani është 12 mijë e 600 viktima ndërsa të infektuarit janë 392 mijë.

Belgjika me 403 viktima vetëm këtë të martë është një rast shumë shqetësues sikurse Suedi me 114 viktima.

Në Holande kemi pasur 234 viktima këtë të martë ndërsa në Turqi 76 viktima.

Shumë vende kanë kufizuar udhëtimet nga zonat më të prekura dhe kanë vendosur bllokime, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi me epiqendër të re Evropën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)