Norvwacu investon 3.5 milion euro në Spitalin e Mitrovicës
Mitrovicë, 7 dhejtor - Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës Sami Haxhibeqiri, deri tani ka përfituar 3.5 milion euro investime dhe renovime të objekteve ekzistuese nga Norwegian Aid Committee.
Për tu njohur me investimet e bëra në këtë Spital, gjatë ditës së sotme, në vizitë kanë qëndruar Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu dhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitare të Kosovës, dr. Curr Gjocaj, me bashkëpunëtorë.
Ambasadori Brathuu, bashkë me Dr. Gjocaj dhe me përfaqësues të Spitalit të Mitrovicës, kanë vizituar hapësirat e sapo rinovuara të Repartit të Fiziatrisë, Neurologjisë, Patologjisë, hapësira për Telemjekësi dhe disa shërbime tjera.
Investimi i Norwac ishte lejuar dhe nënshkruar nga vetë drejtori Gjocaj, derisa ishte Drejtor i Departamentit për Shërbime Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.
Norwac, më 2008-2009, kishte bërë renovimin e bllokut internistik, 2009-2010, bllokut diagnostik dhe më 2010, hapësirat e kuzhinës spitalore, përderisa hapësirat e vizituara sot, pritet të lëshohen shumë shpejtë në punë.
Me rastin e vizitës në hapësirat e sapo rinovuara, Ambasadori norvegjez, Jan, Bathuu, tha se është i gëzuar që sot ka parë hapësirat e renovuara dhe se kanë qenë me shumë fat që kanë arritur të sigurojnë fonde për të realizuar këtë projekt.
Sipas tij, pas kërkesave të vazhdueshme është arritur të binden kolegët në Oslo se duhet ndihmuar dhe përkrahur një projekt i tillë, edhe pse para 2 viteve ishte skeptik se ai mund të realizohej.
Ai tha se Kosova ka specialistë të mirë dhe staf shëndetësorë të mirë dhe është i kënaqur me atë që ka parë në Mitrovicë.
Ambasadori Brathuu, theksoi se është me shumë rëndësi që është siguruar edhe hapësira e nevojshme për Telemjekësi dhe beson se kjo do të ndihmojë shumë.
Në anën tjetër, Dr. Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK, tha se është shumë i nderuar që ka pasur rastin të nënshkruaj dhe japë vizën për këtë projekt donacion derisa drejtonte Departamentin për Shërbime Shëndetësore në MSH dhe që ka pasur rastin ta vazhdojë me projektin edhe si drejtori i SHSKUK.
Ai falënderoj Ambasadorin Norvegjez dhe gjithë popullin e Norvegjisë që vazhdimisht përmes investimeve kanë përkrahur Spitalin e Mitrovicës. Sipas tij, po të mos ishte populli i Norvegjisë me ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme, nuk do të bëheshin investimet e tilla.
Një fjalë rasti mbajt edhe dr. Zaim Musa, drejtor mjekësor i Spitalit të Mitrovicës, i cili tha se investimet e bërë do të lehtësojnë trajtimin e pacientëve dhe do të jetë lehtësim edhe për stafin që do të punojë.
Një fjalë rasti mbajti edhe përfaqësuesja e Norwacut, e cila tha se përkrahjen e kanë filluar gjatë luftës së Kosovës, kur kanë qenë të vendosur në Maqedoni, për të vazhduar tutje me investime edhe pas lufte.
Repartet dhe shërbimet e rinovuara në kuadër tw Spitalit të Përgjithshme në Mitrovicë pritet që shumë shpejtë të lëshohen në punë.