22 Dhjetor 2024

Nobelisti Ferid Murati do të shpallet Qytetar Nderi i Kosovës

Prishtinë, 13 qershor - Nobelisti shqiptar dr.Ferid Murati do të shpallet Qytetar Nderi i Republikës së Kosovës nga ana e presidentes së këtij vendi Atifete Jahjaga.

Murati pas vizitës së tij në Maqedoni dhe shpalljen e tij Qytetar Nderi të Tetovës, pritet të udhëtojë për në Kosovë. Ai është i ftuar nga presidenca dhe institucionet e tjera kosovare.

Ai gjithashtu me ftesë të Universitetit Amerikan në Kosovë d otë jetë i pranishëm në këtë universitet ku do të mbajë një fjalim dhe ligjërate mbi sukseset dhe arritjet e tij në fushën shkencore të mjekësisë.

Dr. Murati fitoi Çmimin Nobel për mjekësi në vitin 1998 me dy shkencëtarë të tjerë. Dr. Murad tani është profesor në Universitetin George ëashington dhe udhëheqës i laboratorit të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare në këtë universitet.

Gjatë karrierës së tij të bujshme Dr. Murati ka ligjëruar në disa nga universitetet më të njohura amerikane dhe ka bërë punime kërkimore shkencore në disa nga qendrat më inovative amerikane.

Krahas Nënës Terezë, Dr. Murad është i vetmi person me preardhje shqiptare  që  ka fituar këtë çmim prestigjioz. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)