23 Dhjetor 2024

Njëzet vite burgim për pesë të akuzuarit në rastin Medicus

Prishtinë, 29 prill - Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor në Gjykatën Themelore të Prishtinës, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it, ka shpallur fajtor urologun Lutfi Dervishin, me tetë vjet burgim e 10,000 euro, të birin Arban Dervishin, me shtatë vjet e tre muaj burgim e 2,500 euro, kurse Sokol Hajdinin me 3 vjet burgim.

Islam Bytyqi dhe Sylejman Dulla janë dënuar me kusht, me nga një vit burgim.

Kurse, Ilir Rrecaj, ish-sekretar permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, është shpallur i pafajshëm.

Lutfi Dervishiu shpall fajtor për akuzën e Krimit të Organizuar, Trafikim me Njerëz dhe Bashkëkryerje. Akuzat për veprat penale lëndime të rënda trupore, mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve janë hedhur poshtë në shqyrtime të veçanta.

Ai është dënuar me tetë vite burgim dhe gjobë në shumë prej 10,000 euro. Atij i ndalohet ushtrimi i profesionit të urologut për dy vite.

Arban Dervishiu shpall fajtor për akuzën Trafikim me Njerëz dhe Krim i Organizuar. Ai u lirua nga akuza për lëndime të rënda trupore. Ndërsa akuzat për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve janë hedhur poshtë si pika të veçanta të akuzës.

Ai u dënua me shtatë vite dhe tre muaj burgim dhe gjobitje në shumë  2,500 euro.

Sokol Hajdini u shpall fajtor për pikën e akuzës lëndime të rënda trupore. Ai u lirua nga akuza për krim të organizuar, ndërsa pika e akuzës për ushtrim të paligjshëm të aktiviteteve mjekësore është refuzuar. 

Ai u dënua me tri vite burgim. Atij iu ndalua ushtrimi i profesionit të anesteziologut profesional për periudhën njëvjeçare.

Islam Bytyqi u shpall fajtor për akuzën Lëndime të rënda trupore. Akuza për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit mjekësor është hedhur poshtë.

Ai është dënuar me një vit burgim. Ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale për periudhën dy vjeçare.

Sulejman Dulla u shpall fajtor për akuzën lëndime të rënda trupore. Akuza për Ushtrim të Paligjshëm të të Aktivitetit Mjekësor është hedhur poshtë.  Ai u dënuar me një vit burgim. Ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale në periudhën dy vjeçare.

Ilir Rrrecaj është liruar nga akuza për Keqpërdorim të Pozitës apo Autoritetit Zyrtar. Akuza për Falsifikim të Dokumenteve është hedhur poshtë.

Akuza kundër Driton JILTA  për Ushtrim të Paligjshëm të Aktivitetit Mjekësor, Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar është hedhur poshtë.

Ky rast është ndjekur penalisht nga prokurori i EULEX-it në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Prokuroria ka paralajmëruar ankesë.
 
Që nga tetori i vitit 2011 janë mbajtur 106 seanca kundër urologut Lutfi Dervishi, djalit të tij Arban Dervishit, mjekëve Driton Jilta, Sokol Hajdini, Sylejman Dulla e Islam Bytyqi si dhe ndaj ish-sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Rrecaj.

Mjekut Lutfi Dervishii është hequr e drejta për ushtrimin e profesionit për dy vjet, ndërsa të gjithë të lënduarit në rastin “Medicus” do të dëmshpërblehen me nga 15 mijë euro, para të cilat do t’i paguajë Lutfi dhe Arban Dervishi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)