23 Dhjetor 2024

Një trajtim i ri në luftën kundër sëmundjes së asmës

New York, 5 dhjetor - Një trajtim i ri në klinikën e Clevelendit jep shpresa për ndihmesën në luftën kundër sëmundjes së asmës.

Ky trajtim është përdorur në testet klinike, dhe rezultatet mund të ndryshojnë jetën e shumë pacientëve që vuajnë nga asma.
                                 
Jeta me asëm është e vështirë. Që të shmangë krizat e azmës, Karen Ecker duhet të jetojë e mbyllur.

“”Nuk mund të dalë pa maskë. Jetoj vetëm në shtëpi”.

Njerëzit me asëm të rëndë shpesh duhet të marrin mjekim që të hapin rrugët e frymëmarrjes. Por disa herë edhe këto mjekime nuk japin efekt.

“Çdo lloj arome si parfum apo krem apo aromatizues të ajrit mund të më shkaktojë kriza të mëdha të asmës, dhe përfundoj në dhomën e urgjencës”.

Zonja Ecker punon vetëm nga shtëpia. Por pjesa më e vështirë për të është pamundësia për t’u kujdesur aq sa duhet për vajzën e saj.

“Ajo ishte dy vjeçe kur unë u sëmura. Nuk i lexoja dot përpara se t’a vija në gjumë. Nuk mund të këndoja dot me të sepse më zinte kolla”.

Por tani zonja Ecker mund të luajë jashtë shtëpisë me vajzën dhe qenin e saj. Kjo falë një mjekimi jo me ilaçe i cili quhet Termoplastia Bronkale. Mjekja Sumita Khatri nga klinika Cleveland shpjegon:

“Në këtë trajtim përfshihet përdorimi i të nxehtit i cili përdoret për të mbështjellë mushkritë dhe rrugët e frymëmarrjes, kjo mënyrë bën që të ulet zgjerimi i  muskujve në këtë zonë”.

Gjatë kësaj procedure, një tub kalon përmes rrugëve të frymëmarrjes së pacientit, dhe përmes tij i nxehti mund të shkojë në mushkëri.

Termoplastia e bronkeve përdoret gjatë tre vizitave tek mjeku. Çdo vizitë trajton një pjesë të ndryshme të mushkërive.
Një pjesë e pacientëve, ndjejnë përmrësim që përpara vizitës së tretë.

“Do të thotë kjo se asma u zhduk? Jo! Do të thotë kjo se ata nuk do të kenë më asnjëherë kriza azme? Jo! Ata shpesh kanë të tilla por kemi vënë re se ashpërsia e momentit të krizës dhe kohëzgjatja e saj pakësohen”.

Mjekët në klinikën Cleveland po studiojnë rezultatet, kështu që ata mund të kuptojnë se cilët pacientë mund të përfitojnë më shumë nga termoplastia e bronkeve. Shumë pacientë shprehin mendim të njëjtë:

“Është si një jetë e re. Emocionohem sa herë që flas për të”.

Zonja Ecker tani mund të bëjë veprime që ata që nuk vuajnë nga azma i marin për të mirëqëna. Ajo nuk ka patur asnjë krizë asme që kur nisi trajtimin. Dhe po përdor edhe më rrallë pompën e frymëmarrjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)