25 Dhjetor 2024

Një mjek në Rusi bie nga dritarja, e detyruan të punojë edhe pse ishte me koronavirus

Moskë, 4 maj - Një mjek, i cili u ankua se po e detyronin të punonte pavarësisht nga kontraktimi i koronavirusit, është në gjendje kritike pasi ra nga dritarja e spitalit në Rusinë perëndimore këtë fundjavë, raportojnë mediat lokale.

Ky është të paktën incidenti i tretë në të cilin persona nga personeli rus i kujdesit shëndetësor kanë rënë nga një ndërtesë spitali në rrethana misterioze në dy javët e fundit. Dy mjekët e mëparshëm kanë vdekur nga dëmtimet e tyre.

Alexander Shulepov është në gjendje kritike me një frakturë të kafkës pasi ra nga kati i dytë, raportojnë mediat ruse.

Shulepov, 37 vjeç dhe kolegu i tij filmuan një video më 22 prill duke u ankuar se mjeku kryesor i spitalit të fshatit Novaya Usman e detyroi atë të punonte, pavarësisht faktit se ai testoi pozitiv për Covid-19.

Një video e dytë u shfaq tre ditë më vonë në të cilën Shulepov mohoi pretendimet e tij fillestare “emocionale”. Kolegu i tij Alexander Kosyakin raportohet se po përballet me akuza penale për përhapjen e “lajmeve të rreme” në lidhje me virusin, i cili mbart një dënim me burg deri në pesë vjet sipas një ligji federal të miratuar së fundmi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)