Një bakter i maces mund të shkaktojë sëmundje mendore

Ai që e zbulon është një studim i Stanley Medical Research Institute të Merilendit në SHBA, i cili ka zbuluar lidhjen mes skizofrenisë dhe një paraziti të mbartur te kafsha. Rezultatet e kërkimit, janë publikuar në revistën Schizophrenia Research.
Duke u nisur nga dy studime të viteve 90, ku kishte dalë prania e një maceje si faktor rreziku për skizofreninë në gjysmën e rasteve, studiuesit, kanë analizuar 2.125 familje që nga viti 1982, të grumbulluara nga National Institute of Mental Illness (agjenci amerikane që merret mbi kërkimin e shëndetit mendor) .
Sipas të dhënave, 50.6% e personave që kishin të zhvilluar skizofreninë, kishin pasur një mace gjatë fëmijërisë. Studiuesi Edwin Fuller Torrey, bashkautor i studimit, ka shpjeguar që paraziti i toksoplazmës hyn në tru dhe formon ciste mikroskopike.
Zhvillimi i patologjisë, avancon në moshë pak më të madhe, në adoleshencë, ndoshta duke goditur neuro-transmetuesit.
Objektivi i ardhshëm i studiuesve, është ai që të zbulojnë mekanizmat përmes të cilave zhvillohet kjo sëmundje.
Një tjetër kërkim, ka treguar se bakteri është i aftë të futet në sistemin nervor qendror, duke përdorur si Kalë të Trojës qelizat e bardha të gjakut të pranishme në sistemin imunitar.
Toksoplazma mund të jetojë në disa specie, por arrin të plotësojë ciklin e saj të plotë të jetës vetëm te macet, kur kafshët e nxjerrin përmes feçes.