Nisin zgjedhjet për Odën e Mjekëve të Kosovës
Prishtinë, 17 tetor - Sot, në 63 njësi zgjedhore të institucioneve shëndetësore publike kanë filluar zgjedhjet për Odën e Mjekëve të Kosovës, të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, të miratuar në maj të këtij viti nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Hapja e vendvotimeve në këto njësi zgjedhore është bërë në ora 08:00, ndërsa mbyllja e tyre bëhet në ora 18:00.
Me qëllim të përmbledhjes së aktiviteteve të sotme zgjedhore për Odën e Mjekëve të Kosovës, sot në ora 19:00, në Ministrinë e Shëndetësisë, do të organizohet një Konferencë për media, në të cilën do të jepen detaje ndërlidhur me zgjedhjet për Odën e Mjekëve të Kosovës, përfshirë edhe përqindjen e pjesëmarrjes së mjekëve në këto votime.