Nis takimi i gastroenterologëve nga Kosova e Turqia
Prishtinë, 28 prill - Në Prishtinë sot i ka filluar punimet takimi i parë i gastroenterologëve më eminent nga Turqia e Kosova.
Temë e këtij takimi të lartë shkencor të organizuar nga Shoqata Kosovare e Endoskopisë Gastrointestinale, Shoqata e Gastroenterologëve të Turqisë dhe Universiteti i Gaziantepit është: Menaxhimi i problemeve më të zakonshme në gastroenterologji, ndërsa po mbahet nën patronatin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ferid Agani, duke përshnëdetur takimin e gastroenterologëve nga Turqia e Kosova, tha se ky takim ka rëndësi në dy aspekte: në aspektin profesional, sepse krijon mundësinë për zhvillimin ne aftësive profesionaleve të gastroenterologëve nga të dy vendet, ndërsa aspekti i dytë është i rëndësisë politike, me që Republika e Turqisë një prej mbështetësve më të mëdhenj të Republikës e Kosovës në të gjitha aspektet.
Ministri Agani tha se takimi është një mundësi e mirë për këmbimin e përvojave profesionale në fushën e gastroenterologjisë.
Unë besoj se bashkëpunimi i filluar do të jetë afatgjatë dhe në interes të profesionistëve dhe pacientëve të vendeve tona, tha Ministri Agani.
Prof. Dr. Nordan Tuzun, kryetare e Shoqatës së Gastroenterolëgeve të Turqisë, vlerësoi lart nivelin e bashkëpunimit midis Turqisë e Kosovës në shëndetësi, duke theksuar se ky takim profesional është një mundësi e mirë për të këmbyer përvoja për problem të njëjta në fushën e gastroenterologjisë dhe për vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë.
Dr. Skënder Telaku, kryetar i Shoqatës së Endoskopisë Gastrointestinale, ka falënderuar pjesëmarrësit e këtij takimi profesional duke e cilësuar këtë takim të si një fillim të një bashkëpunimi që do të ndikojë në avansimin e aftësive të profesionistëve në gushën e gastroenterologjisë.
Ky takim në të cilin të pranishëm janë rreth 30 gastroenterologë nga Turqia, do ti zhvillojë edhe nesër punimet.