Nis shënimi i Javës Evropiane të Kancerit të Qafës së Mitrës
Prishtinë, 28 janar - Me rastin e shënimit të Javës Evropiane të Kancerit të Qafës së Mitrës, organizohet tryezë diskutuese nga Action for Mothers and Children dhe Koalicioni K10, e mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara - UNFPA Zyra në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë tryezë do të jenë akterë nga institucionet shëndetësore në Kosovë, ekspertë të fushës, përfaqësues nga AMC, K10 dhe UNFPA, dhe pjesëmarrës të tjerë.