03 Maj 2024

Nis punën Emergjenca Pediatrike

Prishtinë, 19 mars - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përkatësisht në Klinikën e Pediatrisë, sot ka filluar punën  Shërbimi i Emergjencës Pediatrike. 

Në këtë hapje solemne morren pjesë Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, përfaqësuesit e lartë të USAID-it në Kosovë, Drejtori ekzekutiv i AIHA-s, në Washington, James P. Smith, përfaqësuesit e Rotary Clubeve, drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Njazi Gashi, drejtori i Klinikës Pediatrike -QKUK si dhe punëtorë shëndetësor të kësaj qendre e mysafirëve të tjerë.

Ministri i Shëndetësisë Dr. Ferid Agani,deklaroi se kjo ditë do të jetë e shënuar për shëndetësiëne  e Kosovës, meqë tash e tutje fëmijët do të kenë shërbime më   cilësore dhe kushte më të mira për trajtim. 

“Këtu takohen jeta dhe vdekja, prandaj jam i lumtur, është hap përpara në avancimin e shërbimeve shëndetësore, kjo është arritje e Ministrisë, QKUK-së dhe donatorëve që ndihmuan projektin”, theksoi Ministri Agani.

Sipas tij, me kompletimin e shërbimeve onkologjike,  atyre kardio-kirurgjike dhe lëshimin në punë të shërbimit të emergjencës pediatrike, shërbimet shëndetësore publike po kompletohen.

Në anën tjetër, Christopher Edwards, UD. Shef i USAID për Kosovë,  tha se investimi i USAID, AIHA dhe Rotary Klub, është bërë në partneritet me MSH, ndërsa i gjithë projekti është arritur të finalizohet falë njerëzve filantropë.

“Në këtë projekt ka ndihmuar edhe  Spitali i Fëmijëve nga Emory, përderisa me këtë shërbim fëmijët  do të kenë kushte më të mira për trajtim dhe kjo do të jetë inspirim që edhe në të ardhmen të përkrahim projekte të tilla”, tha Edwards.

Dr. Nijazi Gashi, Drejtor Ekzekutiv në QKUK,  i cili vlerësoi se Ministria e Shëndetësisë dhe QKUK  kanë bërë hapa pozitiv në avancimin e shërbimeve shëndetësore “Kemi siguruar gamë më të gjerë të shërbime të avancuara sikurse shtete e rajonit, përderisa fillimi i punës së emergjencës pediatrikedotëndikojë në  përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë fëmijët Kosovës”, theksoi Dr. Gashi. 

Emegjenca Pediatrike, do të ketë në dispozicion 6 shtretër për fëmijë dhe 2 të tjerë për shërbimin intensiv dhe do të funksionojë 24-orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)