23 Dhjetor 2024

Nis kongresi për Telemjekësi dhe Shëndetësi Elektronike

Prishtinë, 9 dhjetor - Sot në Prishtinë nis kongresi Ndërkombëtar për Telemjekësi dhe Shëndetësi Elektronike  ku prezantimi kryesor do të mbahet me teleprezencë nga Prof. Dr. Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë me temën: "Kremtojmë të kaluarën-Përcaktojmë të ardhmen".
 
Kongresi Ndërkombëtar për Telemjekësi dhe Shëndetësi Elektronike dhe Seminarin e 5-të Ballkanik Intensiv për Telemjekësi dhe Shëndetësi Elektronike,mbahet nga data 9-11 dhjetor 2012 në Prishtinë.

Ky Kongres organizohet nga IVEH (International Virtual e-Hospital) dhe Qendra e Telemjekësisë e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe partnerët e tjerë lokalë dhe ndërkombëtarë.

Ky kongres pritet të ketë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të profesionistëve shëndetësor nga Kosova, Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera dhe mbahet në vitin kur po festohet 100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, dhe kur Programi i Telemjekësisë në Ballkan implementuar nga International Virtual e-Hospital (IVEH) dhe Programi i Telemjekësisë i Kosovës po shënojën 10 vjetorin, ndërsa Programi i Telemjekësisë së Shqipërisë 5 vjetorin e themelimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)