24 Dhjetor 2024

Nis java e të ushqyerit me qumësht gjiri

Prishtinë, 1 tetor - Me moton "Përkrahni të ushqyerit me qumësht të gjirit’" sot organizohet ceremonia e hapjes se Javës për të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë, e cila mbahet nga 1 – 7 Tetori dhe mbahet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në takim do të ftohen nënat që janë duke i ushqyer fëmijët me qumështë të gjirit apo i kanë ushqyer fëmijët me qumësht të gjirit. Takimi do të mbahet me përkrahje të trajnerëve për të ushqyerit e foshnjës dhe fëmijës së vogël.

Takimet në të njejtën kohë do të organizohen edhe në Qendra të tjera të Mjekësisë Familjare (Gjilan, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë) me ndihmën dhe përkrahjen e menaxherëve të QKMF dhe trajnerëve.

Qëllimi i takimit është për të bashkëbiseduar, për të shkëmbyer përvojat, për të përkrahur dhe njoftuar të gjithë për rëndësin dhe të mirat e të ushqyerit me qumësht të gjirit.

Takimet janë të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë me përkrahje të Drejtorive Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në bashkëpunim me Zyren e UNICEF-it në Kosovë dhe Kosova Health Foundation.

Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Komuna e Prishtinës, Drejtorisë Komunale oër Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, përfaqësues nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, OBSh-së, Kosova Health Foundation, Kryqit të Kuq të Kosovës, profesionistë shëndetësor dhe vullnetar janë të ftuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)