06 Janar 2025

Nis hetimi për tenderin 600 mijë eurosh të QKUK-së

Prishtinë, 25 shkurt - Tenderi në vlerë prej 600 mijë euro për “Furnizim me filma dhe pajisje përcjellëse” është bërë subjekt i hetimeve të Policisë se Krimeve Ekonomike.

Ky institucion ka nisur hetimet me dyshimet se janë bërë shkelje në procesin e zgjedhjes se fituesit të këtij tenderit. Kompania “Kosovamed” është përzgjedhur nga ky institucion që t’i furnizojë me filma radiologji, shkruan sot Koha Ditore.

“Koha Ditore” ka raportuar para disa jave për mënyrën sesi Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK-së) e ka përzgjedhur fituesin e këtij tenderi edhe pse për herë të parë ky institucione kishte shpallur të jashtëligjshëm.

Policia e Krimeve Ekonomike nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës se a ka nisur ndonjë hetim për këtë lëndë.

 

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)