08 Maj 2024

Nis fushata për fuqizimin e masave për kontrollin e duhanit

Prishtinë, 21 shtator - Organizuar nga KADC (Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dhe Zyrën e OBSH-së në Kosovë, sot në Prishtinë po mbahet punëtoria: \"Fuqizimi i mjediseve pa tym duhani: Zbatimi i UA dhe procedimi efektiv i lëndëve në Divizionin për Kundërvajtje\".

Kjo punëtori ka për qëllim që të njoftojë inspektorët sanitarë, Policinë e Kosovës dhe gjyqtarët për kundërvajtje me përmbajtjen e Udhëzimit Administrativ (Nr.09/2015) “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura”, i cili ka hyrë në fuqi me 23 korrik 2015; dhe të përmrësojë procedimin efektiv të lëndëve, që kanë të bëjnë me shkeljen e Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe të nxis bashkëpunimin në mes të gjyqtarëve, inspektorëve sanitarë dhe Policisë si zbatues të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Ministri i Shëndetësisë, dr. Imet Rrahmani tha se është obligim i institucioneve shtetërore që të mbështsin nismat e këtilla, që në përmbajtje kanë parandalimin e sëmundjeve të ndryshme të cilat shkaktohen nga duhanpirja. Ai tha se është shumë e rëndësishme që shumë më tepër vëmendje t\'i kushtohet parandalimit të sëmundjeve, ndërsa Ligji për Kontrollin e Duhanit është një mekanizëm i mirë në këtë drejtim. Ministri Rrahmani tha se përveç forcimit të hapave për zbatimin e këtij ligji, në të ardhmen duhet menduar edhe për taksa të veçanta në duhan, me që është dëshmuar se kjo, gjithashtu, është një mekanizëm që ul prevalencën e duhanpirjes.

Shefi i Zyrës së OBSh-së në Kosvë, dr. Skënder Syla tha se kjo organizatë mbështet kudo në botë përpjekjet apo politikat për kontrollin e duhanit, ndërkohë që theksoi se Ligji për Kontrollin e Duhanit në Kosovë është vlerësuar nga ekspertë të kësaj organizate si jashtëzakonisht i nivelit të lartë dhe që sjell efekte pozitive në fushën e shëndetit publik. Kosova ka popullatën më të re në rajon, prandaj është edhe obligim që shëndeti i kësaj popullate të mbrohet, edhe me ligje si ky për kontrollin e duhanit, theksoi Syla.

Ilirijana Zymberaj, drejtoreshë e Inspektoratit të Agjensisë së Ushqimit dhe të Veterinës së Ushqimit, tha se ky inspektorat monitorin zbatimin e këtij ligji në baza ditore, ndërkohë që, theksoi se Inspektorati do t\'i intensifikojë aksionet gjatë dhe pas orarit të punës, me qëllim që ligji të zbatohet më mirë.

Arben Lila, menaxher i Programit të KADC vlerësoi se punëtoria koinicidon edhe me stinën e vjeshtës dhe qëllimi i saj është që të përgatiten sa më mirë inspektorët për t\'u ballafaquar e shkelësit e ligjeve, ndërkohë që përkrahja e institucioneve dhe politikës në zbatimin e këtij ligji është e domosdoshme.

Koordinatori Nacional për Kontrollin e Duhanit, Faik Hoti, i ka njoftuar të pranishmit me statusin e akteve juridike që dalin nga LKD, duke theksuar faktin se është momenti që aktivitetet për zbatimin e ligjit të intensifikohen edhe të arriturat e deritanishme të këtij ligji të fuqizohen.

Gjatë kësaj punëtorie, pas prezantimit të Udhëzimit Administrativ 09/2015, inspektorë nga komuna të ndryshme, përfaqësues të Policisë dhe ekspertë të fushës së gjyqësorit, kanë zhvilluar debat interaktiv, me qëllim të adresimit sa më korrekt të shkeljeve të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe shqiptimit të gjobave për shkelësit.

Punëtoria do t\'i vazhdojë punimet edhe ditën e martë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)